Njësia për të Drejtat e Njeriut – Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Skenderajt ka mbajtur takimin e radhës të Mekanizmit Koordinues Lokal për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore.
Takimi u organizua nga Zyra për Barazi Gjinore me pjesëmarrje të zyrtarëve për barazi gjinore, anëtarë të mekanizmit, mbrojtës të viktimave dhe përfaqësues institucionalë. Qëllimi kryesor i takimit ishte forcimi i bashkëpunimi ndërinstitucional, koordinimi i veprimeve konkrete, adresimi i sfidave në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Gjatë takimit u diskutuan këto çështje kryesore si rëndësia e reagimit të shpejtë dhe të koordinuar në rastet e raportuara, roli i secilit institucion në ofrimin e shërbimeve për viktimat, përmirësimi i komunikimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet institucioneve.
Në përfundim të takimit, u dakordua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, organizimin e trajnimeve të përbashkëta për stafin relevant, vazhdimin e takimeve të rregullta për monitorimin e progresit.
Takimi u vlerësua si i dobishëm dhe i nevojshëm për avancimin e mekanizmave mbrojtës dhe për ofrimin e një përgjigjeje më efektive ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Komunën e Skenderajit.