Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” u mbajt manifestimi tradicional i teatrove shkollore “Drenushat” 2026.
Në praninë e Drejtoreshës së DKRS-së, zyrtarëve të drejtorisë dhe zyrtarëve komunal nxënësit e shkollave pjesëmarrëse sollën në skenë shfaqje të përgatitura me përkushtim, kreativitet dhe pasion, duke dëshmuar talentin dhe potencialin artistik që kultivohet në institucionet tona arsimore.
Shfaqjet u vlerësuan nga juria profesionale e përbërë nga aktorët Avni Hoti dhe Mujë Xhekaj, si dhe regjisorja Fiza Ramadani. Në përfundim të manifestimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ndau mirënjohje për pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.
Teatrot Shkollore “Drenushat” vazhdojnë të jenë një ndër aktivitetet më të rëndësishme kulturore për të rinjtë, duke i dhënë skenës zërin, talentin dhe kreativitetin e gjeneratave të reja.