Në Skenderaj u bë hapja e turneut tradicional të pingpongut “Adem Jashari”, i cili organizohet në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe në kujtim të sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Ky aktivitet sportiv, i cili tashmë është shndërruar në një traditë në komunën tonë, zhvillohet në frymën e garës së ndershme, respektit dhe përkujtimit të historisë sonë të lavdishme.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Kosovare Ahmeti, si dhe Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, z. Jeton Oruçi, të cilët përgëzuan organizatorët dhe pjesëmarrësit për organizimin e këtij aktiviteti që promovon sportin dhe vlerat tona kombëtare.
Pjesëmarrësit e turneut, përmes sportit dhe frymës së bashkëpunimit, nderojnë sakrificën dhe veprën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës.
Në këtë turne kanë marrur pjesë sportistë dhe të rinj nga komuna jonë dhe më gjerë, duke e bërë këtë aktivitet një mundësi të mirë për promovimin e sportit, bashkëpunimit dhe vlerave kombëtare.