Më 15 prill 2026, Zyra për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me organizatën UN Women, organizoi trajnimin me temën “Integrimi i Perspektivës Gjinore në Praktikë”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte fuqizimi i kapaciteteve të zyrtarëve komunalë për integrimin e perspektivës gjinore në politikat dhe praktikat institucionale. Gjatë trajnimit u trajtuan çështjet e pabarazive gjinore në Kosovë, si dhe u diskutua analiza gjinore në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë aktivitet morën pjesë 10 zyrtarë/e nga drejtoritë komunale, prej të cilëve 3 burra dhe 7 gra.
Pjesëmarrësit përfaqësonin sektorë të ndryshëm, përfshirë sektorin për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut, Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe sektorin e Informimit. Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të barazisë gjinore dhe integrimit të saj në vendimmarrjen lokale.