Në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave humane”, i realizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës, nxënësit vullnetarë të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj kanë zhvilluar një projekt mjedisor që përfshin riciklimin e materialeve dhe montimin e karikuesve USB me energji solare tek stacioni i autobusëve në Skenderaj.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari Sami Lushtaku dhe nënkryetari Fadil Nura, të cilët përgëzuan nxënësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë projekt inovativ i cili u monitorua dhe u mbështet nga menaxhmenti dhe mësimdhënëset e kësaj shkolle.