Sot u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026, në të cilën morën pjesë Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura së bashku me anëtarët e KKSB-së.
Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u trajtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Shqyrtimi i situatës së sigurisë gjatë muajve të fundit
4. Diskutim mbi sigurinë në shkolla dhe rreth tyre
5. Parandalimi i dhunës në familje
6. Siguria në komunikacion
7. Të ndryshme
Mbledhja përfundoi me dakordim për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Skenderajt