
Në Ditën e Çlirimit u është prerë shiriti përurues, dy projekteve kapitale, njëri prej të cilëve investimi i MTPT-së kurse tjetri nga një donator slloven. Nën tingujt muzikor të surleve dhe tupanëve është përuruar rruga e cila fshatin Kuçicë e lidhë me magjistralen në Klinë të Epërme. Ndërtimin e rrugës në gjatësi prej më shumë se 5 km, e qe është projekti i parë i pasluftës i realizuar në këtë fshat, e ka financuar me afro 1 milion euro, MTPT-ja.

Idriz Rrecaj e Muharrem Derguti, pas vdekjes, dekorohen për veprimtari atdhetare

Idriz Rrecaj ka qenë aktivist i shquar i çështjes kombëtare dhe themelues e kryetar i LDK-së në Skenderaj, deri në fillimin e luftës. Ai konsiderohet i zhdukur qe nga 19 prilli 1999, kur bashkë me 29 intelektualë nga Skenderaj dhe Mitrovica, kishin rënë në pritë të forcave serbe, dhe prej atëherë nuk dihet për fatin e tij.
Edhe Muharrem Dergut, ka qenë ndër intelektualët dhe veprimtarët e parë të kësaj ane deri në vdekjen e tij më 2 korrik 1993
Skenderaj, 18 qershor – Komuna e Skenderajt ka shënuar të premten 11 vjetorin e çlirimit nga okupimi serb. Me këtë rast janë mbajtur një ser aktivitetesh të cilat kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, Polac, Marinë e gjetiu, dhe me organizimin e një kokteji për familjet e dëshmorëve, i cili u mbajt në njërin prej restoranteve të qytetit.