Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT – KRCT), në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, organizuan një takim të ngrohtë dhe informues me fokus sensibilizimin dhe përkrahjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ky bashkëbisedim u udhëhoq nga ligjërueset Vjosa Devaja dhe Donjeta Spahiu, të cilat ndanë me pjesëmarrësit ekspertizën dhe udhëzimet e tyre të vlefshme mbi:
Procesin e aplikimit: Hapat dhe procedurat e nevojshme ligjore e praktike për njohjen e statusit të të mbijetuarve.
Mbështetjen institucionale e psiko-sociale: Rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt, konfidencial dhe pa paragjykime për të gjithë aplikuesit.
Thirrjen për solidaritet: Mesazhi ynë i përbashkët “Bëhu zëri im” synon të thyejë heshtjen dhe të shtrijë dorën e përkrahjes për të gjithë ata që kanë nevojë për drejtësi dhe rehabilitim.
Dinjiteti dhe drejtësia nuk kanë afat. Falënderojmë ligjërueset për kontributin e tyre të çmuar, Komunën e Skenderajt për bashkëpunimin dhe të gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtij diskutimi kaq të rëndësishëm.