Me nxënësit e klasave të bashkëngjitura dhe të rregullta të shkollave të Komunës së Skenderajt është realizuar një vizitë njëditore në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Kjo vizitë u zhvillua përmes aktiviteteve rekreative, lojërave dhe argëtimit, ku fëmijët patën mundësinë të kalojnë kohë cilësore së bashku, duke shijuar natyrën e gjelbër dhe ajrin e pastër.
Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku, i ka përcjellë nxënësit për këtë udhëtim, si pjesë e përkrahjes dhe kujdesit institucional ndaj aktiviteteve që nxisin gjithëpërfshirjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
Gëzimi dhe entuziazmi i tyre mbeten motiv i vazhdueshëm për të forcuar angazhimin në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë ndihet i vlerësuar, i barabartë dhe i përkrahur.