Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, ka pritur në zyrën e tij nxënëset finaliste të Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe në nivel shtetëror nga ShFMU “Rifat Mëziu”: Arita Shabani, Erza Gashi, Bledina Konjuhi dhe Erleta Dajaku.
Këto nxënëse, falë dijes, angazhimit dhe përkushtimit të tyre, kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në garën e ardhshme në nivel kombëtar, ku do ta përfaqësojnë Kosovën me krenari.
Me këtë rast, kryetari Lushtaku i përgëzoi për suksesin e arritur, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në rrugën e dijes. Ai gjithashtu u uroi suksese të pandalshme në garat e ardhshme dhe arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
Komuna ndihet krenare me sukseset e nxënëseve tona dhe mbetet e përkushtuar në mbështetjen e talenteve të reja drejt sukseseve të reja.
Shiko më pak