Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Skenderajt dhe Udhëzimit Administrativ të MAPL-së për Administratë të Hapur në Komuna, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Zyrën për Informim, publikojnë njoftimin për organizimin e dëgjimit publik me qytetarë për përgatitjen e KAB (Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029).
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt, përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave, OJQ-të, shoqatat e grave, shoqëria civile, bizneset, fermerët, të rinjtë e studentët, përfaqësues të institucioneve të ndryshme e Komunës së Skenderajt dhe të gjithë të interesuarit, se më datën 03.06.2026 do të mbahet dëgjimi buxhetor për të pranuar komentet, sugjerimet, propozimet dhe kërkesat lidhur me hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029.
KAB-i është dokument i rëndësishëm për planifikimin e buxhetit dhe hartimin e listës së investimeve kapitale kurse përmes dëgjimeve buxhetore qytetarët bëhen pjesë e vendimmarrjes. Ky dëgjim do të mbahet me datë 3 Qershor 2026 sipas kalendarit të mëposhtëm. Në këtë dëgjim buxhetor mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e fshatrave, OJQ-të, komunitetet e ndryshme, gratë, pensionistët, të rinjtë dhe studentët, bizneset, përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe qytetarë të tjerë pa dallim.
Për më shumë detaje, për Qarkoren buxhetore përmes të cilës hartohet Korniza Afatmesme Buxhetore për Komunën e Skenderajt mund të vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Faqen zyrtare të komunës në internet në rubrikën e konsultimeve publike:
Platforma qendrore e konsultimeve publike:
Komentet dhe sugjerimet mund t`i dërgoni në emailat: behxhet.maliqi@rks-gov.net, besiana.thaci@rks-gov.net dhe komuna.skenderaj@rks-gov.net