Në kuadër të Ditëve të Mërgatës, është mbajtur “Sofra e Drenicës”, një ngjarje e veçantë e organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Sami Lushtaku, dhe e udhëhequr nga vetë bashkatdhetarët tanë nga mërgata, me qëllim ruajtjen, kultivimin dhe përcjelljen e traditave, kulturës dhe vlerave tona të përbashkëta.
Kjo mbrëmje bashkoi në një sofrë të përbashkët mikpritjen, traditën, kulturën dhe dashurinë për vendlindjen.
Në këtë mbrëmje festive ishin të pranishëm Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, së bashku me bashkatdhetarë të shumtë nga mërgata, personalitete të jetës publike, gjeneralë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetë, artistë, veprimtarë dhe qytetarë të shumtë.
Komuna e Skenderajt shpreh mirënjohjen për të gjithë bashkatdhetarët, mysafirët dhe pjesëmarrësit që e nderuan këtë mbrëmje me praninë e tyre, si dhe për mërgimtarët tanë që me përkushtim vazhdojnë të jenë pjesë e jetës dhe zhvillimit të vendlindjes.
Mirë se vini gjithmonë në Drenicë, në sofrën tonë dhe në vendlindjen tuaj!