Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, po qëndron në Washington D.C., SHBA, ku po merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.
Nga ky aktivitet i rëndësishëm, z. Nura përcolli urimet e tij për shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë qytetarët dhe familjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e vlerave shpirtërore, unitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Komuna e Skenderajt vazhdon të përfaqësohet me dinjitet në ngjarje që promovojnë dialogun, respektin dhe lidhjet miqësore me partnerët ndërkombëtarë.