Sot u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete në Komunën e Skenderajt, për vitin 2026, ku pjesëmarrës ishin Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku dhe anëtarët e komitetit. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga KFOR, EULEX dhe OSBE. Anëtarët e komitetit diskutuan për pikat e rendit të ditës.
Kryetari i Komunës në fjalimin e tij ofroi bashkëpunim të plotë për përfaqësuesit e komuniteteve në Komunën e Skenderajt, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe të hapur me secilin. Ai nënvizoi se Skenderaj është komunë e të gjithëve, pa dallim, dhe se dyert e komunës janë gjithmonë të hapura për secilin qytetar.
Po ashtu, ofroi bashkëpunim të sinqertë dhe konstruktiv në funksion të forcimit të bashkëjetesës dhe përfaqësimit të drejtë të komuniteteve.