Sot, në ceremoninë solemne të diplomimit të maturantëve të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, u ndanë emocionet e përmbylljes së një etape të rëndësishme të jetës dhe fillimit të një rrugëtimi të ri drejt së ardhmes.
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Kastriot Duraku, drejtorë të drejtorive komunale, deputetë, stafi arsimor, prindër dhe qytetarë të shumtë.
Me këtë rast, u shprehën urimet më të sinqerta për të gjithë maturantët, duke vlerësuar përkushtimin, punën dhe sukseset e tyre gjatë viteve të shkollimit. Le të mbajnë gjithmonë me krenari dijen, vlerat dhe ëndrrat e tyre, sepse e ardhmja ndërtohet nga guximi, puna dhe përkushtimi.
Urime të gjithë maturantëve!