Kryetari i Komunës së Skenderajt ka zhvilluar një takim me Komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Harun Elitash, ku diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për ta thelluar atë edhe më tej në shërbim të qytetarëve tanë.
Kryetari Lushtaku vlerësoj lart angazhimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, që reflekton një partneritet të qëndrueshëm dhe të besueshëm për siguri, stabilitet dhe zhvillim lokal.
Një falënderim i veçantë ishte edhe për mbështetjen që KFOR-i turk ka ofruar për aktivitetin e 22 Prillit – Ditën e Tokës, ku së bashku synojmë pastrimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive ilegale në territorin e Komunës së Skenderajt!