Kryetari i Komunës së Skendeajt, Sami Lushtaku ka pritur në takim Shkelqësinë e tij, Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.
Gjatë takimit, diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve tona, i cili u vlerësua si i shkëlqyer dhe me rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.
Në këtë takim palët u pajtuan që ky bashkëpunim i ndërsjellë të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej, me synimin për të sjellë projekte dhe iniciativa të reja në interes të zhvillimit të komunës së Skenderajt dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.