Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Arbnor Çitaku, dhe drejtorin e Gjeodezisë, Granit Musliu, kanë përcjellë nga afër fillimin e punimeve për rregullimin e rrugës që lidh rrugën “28 Nëntori” me rrugën “Fadil Rrustemi”, në dalje te Parku “Idriz Rrecaj”.
Ky segment rrugor ka rëndësi të veçantë për qarkullimin në qytet, duke mundësuar lehtësimin e trafikut, përmirësimin e qasjes dhe krijimin e një lidhjeje më funksionale ndërmjet pjesëve të qytetit.
Përmes këtyre investimeve, po vazhdohet angazhimi i kryetarit Lushtaku për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e Skenderajt.