Po i japim më shumë jetë dhe gjallëri hapësirave publike në komunën tonë.
Ka filluar rregullimi dhe transformimi i shumë këndeve publike, të cilat po shndërrohen në hapësira të gjelbra, të rregulluara dhe të këndshme për sy.
Kryetari Sami Lushtaku është shprehu se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe krijimit të një mjedisi më të pastër e më të shëndetshëm për qytetarët.
Ai është zotuar që do të punojnë me kujdes e përkushtim që çdo hapësirë publike të marrë vlerën dhe kujdesin që meriton në shërbim të interesit të përgjithshëm!