Kryetari i Komunës së Skenderajt, së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, pritën sot talentin e ri të notit, Bledion Mehën nga Klubi i Notit “Dielli”, për ta uruar për sukseset e arritura në garat ndërkombëtare.
Bledioni ka fituar 4 medalje në garat ndërkombëtare në Dubrovnik, Kroaci dhe 3 medalje të tjera në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar talent dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Këto suksese janë krenari për Skenderajn dhe dëshmi e potencialit të madh të sportistëve tanë të rinj.
Urime Bledionit për këto arritje dhe suksese të mëtejshme!