Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të mbulojë financiarisht shërbimin e varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës edhe në vitet e ardhshme.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, z. Ibrahim Hoti, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi.
Në momente të vështira për familjet, mbështetja institucionale është përgjegjësi dhe përkushtim.
Pranë qytetarëve dhe familjeve të Skenderajt, atëherë kur kanë më së shumti nevojë.