Me rastin e fillimit të Ditëve të Diasporës në Skenderaj, Kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku dhe Komuna e Skenderajt u shprehin mirëseardhjen më të ngrohtë të gjithë bashkatdhetarëve tanë, të cilët edhe këtë verë kanë zgjedhur të jenë pranë familjeve, miqve dhe vendlindjes së tyre.
Prania juaj i jep gjallëri qytetit tonë, forcon lidhjet me atdheun dhe dëshmon se dashuria për vendlindjen mbetet gjithmonë e fortë, pavarësisht distancës.
Ju falënderojmë për kontributin e çmuar që vazhdimisht jepni për zhvillimin e Skenderajt dhe të Kosovës, si dhe për përkushtimin tuaj në ruajtjen e lidhjeve me vendin tuaj.
Ju urojmë qëndrime sa më të këndshme, ditë të mbara me familjet tuaja dhe kujtime të bukura në shtëpinë tuaj.
Mirë se vini në Skenderaj, mirë se vini në shtëpinë tuaj!