Me datë 20 gusht 2026, është mbajtur dëgjimi i dytë publik buxhetor në Bashkësinë Lokale të Qirezit, në kuadër të procesit të hartimit të Buxhetit të Komunës së Skenderajt për vitin 2027.
Në këtë takim, të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, Drejtori i Financave, z. Behxhet Maliqi, Drejtori i Urbanizmit, z. Arbnor Çitaku, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, znj. Besarta Meha, Drejtori i Arsimit, z. Kastriot Duraku, si dhe qytetarë të Bashkësisë Lokale të Qirezit.
Gjatë takimit, banorët e Qirezit paraqitën kërkesat dhe çështjet me rëndësi për jetën e përditshme dhe zhvillimin e lokalitetit, ndër të cilat ndriçimi publik, trajtimi i mbeturinave, si dhe kërkesa të tjera infrastrukturore dhe shërbime me interes për banorët.
Përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt i dëgjuan nga afër kërkesat e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me banorët në përcaktimin e prioriteteve zhvillimore.
Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar që procesi buxhetor të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe i orientuar drejt nevojave reale të qytetarëve, duke krijuar hapësirë që zëri i banorëve të Qirezit të dëgjohet dhe të reflektohet në planifikimin e investimeve publike.










