Me datë 30.04.2026, në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija.
Seanca filloj me një minutë heshtje në nderim të 27 vjetorit të rënies së heroit Ilaz Kodra.
Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit.
Mbledhja e Kuvendit kishte këto pika të rendit të ditës:
1. Fjala hyrëse,
2. Miratimi i rendit të ditës,
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluara,
4. Shqyrtimi i raportit financiar janar – mars 2026,
5. Propozim – Vendim për rishqyrtimin e vendimin për formimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, Komuna Skenderaj,
6. Propozim – Vendim për rishqyrtimin e vendimin për miratimin e planit zhvillimor komunal 2026 – 2034,
7. Pyetjet e këshilltarëve nën piken të ndryshme.
Pikë shtesë: Draft – Rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 01-110/01-0025382/22, të datës; 06.06.2022 për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.