Sot me datë 21.05.2026 në sallën e bordit të drejtorëve është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa, e udhëhequr nga Kryesuesja znj. Adelina Spahiu-Alija.
Në mbledhje morën pjesë drejtorët e drejtorive si dhe anëtaret e komitetit, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Fjala hyrëse
2. Miratimi i rendit të ditës
3. Propozim për miratimin e Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Skenderajt
4. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarës së Komitetit për Komunitete
5. Të ndryshme
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash, duke kaluar për miratim në Kuvendin Komunal.