Është mbajtur konsultim publik në sallën e Kuvendit për “Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba”.
Në këtë takim, përfaqësuesit e transportit publik në Komunën e Skenderajt, grupet e interesit dhe qytetarët paraqitën propozimet dhe komentet e tyre lidhur me këtë draft-rregullore.
Në takim morën pjesë edhe anëtarët e grupit punues, si dhe nënkryetari i komunës, Fadil Nura.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më datë 23.04.2026, në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: albinot.mehmeti@rks-gov.net dhe besiana.thaci@rks-gov.net.
Për më shumë informacione rreth draft-rregullores, mund ta vizitoni vegëzen e mëposhtme: https://skenderaj.rks-gov.net/…/upl…/2026/04/Njoftim.pdf