Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Skenderajt organizoi aktivitetin sportiv të volejbollit, duke bashkuar gratë e institucioneve të komunës në një aktivitet që solli energji, bashkëpunim dhe një mesazh të rëndësishëm për shëndetin e gruas.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Tetorit Rozë, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit dhe parandalimit të kancerit të gjirit, duke dëshmuar se sporti është më shumë se garë: është bashkim, solidaritet dhe përkrahje për një kauzë.
Përmes kësaj nisme, u synua të përcillet mesazhi se kujdesi për shëndetin duhet të jetë pjesë e përditshmërisë sonë dhe se çdo grua meriton vëmendje, mbështetje dhe inkurajim.
Falënderojmë të gjitha pjesëmarrëset për energjinë, përkushtimin dhe frymën sportive, si dhe të gjitha institucionet që iu bashkuan këtij aktiviteti.
Bashkë për shëndetin, bashkë për njëra-tjetrën!