Sot u mbajt një diskutim publik mjaft produktiv mbi “Rregulloren për Arsim në komunën e Skenderajt”. Ky takim bëri bashkë drejtorë shkollash, mësimdhënës, prindër dhe qytetarë të angazhuar, të cilët ndanë idetë dhe shqetësimet e tyre.
Komisioni ka pranuar me vëmendje shumë sugjerime dhe informata të vlefshme, të cilat do të jenë pjesë integrale e draftit final të kësaj Rregulloreje duke besuar se vetëm përmes gjithëpërfshirjes mund të ndërtojmë një sistem arsimor më cilësor për fëmijët tanë.
Ju njoftojmë se procesi mbetet i hapur! Të gjitha palët e interesuara mund të dërgojnë sugjerimet e tyre me shkrim në emailet zyrtare: DKA.Skenderaj@rks-gov.net dhe Besiana.Thaci@rks-gov.net