Komuna e Skenderajt ka ndërmarrë një aksion të gjerë për pastrimin e qytetit dhe fshatrave, duke bashkuar institucione dhe qytetarë në një qëllim të përbashkët, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, nënkryetari z.Fadil Nura, kryesuesja e kuvendit znj. Adelina Spahiu-Alija, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, drejtorë të shkollave, mësimdhënës, nxënës si dhe shumë qytetarë të përkushtuar.
Ky mobilizim i përbashkët dëshmon se kur bashkohemi, mund të arrijmë rezultate konkrete për një qytet dhe fshatra më të pastra e më të shëndetshme për të gjithë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre!