Funksionimi i Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve në Komunë
Qendra është pjesë e strukturës organizative të administratës së komunës.
Qendra është e vendosur në hyrje të ndërtesës së komunës si kontakt i parë i qytetarëve në komunë dhe ka personel profesional për ofrimin e shërbimeve.
Kur komuna nuk është kompetente për të trajtuar një kërkesë, qendra informon qytetarin pas shqyrtimit nga organi kompetent për trajtimin e kërkesës.
Përmes kësaj qendre të gjitha njoftimet bëhen përmes faqes zyrtare të komunës dhe publikohen në tabelën e shpalljeve.
Çdo shërbim që ofron komuna, duhet ta protokolloj përmes qendrës dhe secila drejtori duhet të jetë e lidhur me këtë qendër.
Qendra për shërbimin e qytetarëve në Komunë duhet të bashkëpunojë me Njësinë për Administrimin e dokumenteve dhe të kryejnë punë të përbashkëta.