Sipas zëvendëskryeministrit, procesi po realizohet me sukses dhe në të janë përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë. Procesi i regjistrimit ka qenë një nga temat e diskutuara në takimin e Petroviçit me kryetarin e Komunës Sami Lushtaku, drejtorët e drejtorive komunale dhe përfaqësuesit e komunitetit serb në fshatrat Bajë dhe Syriganë të Skenderajt. Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, me kryetarin Lushtaku ka këmbyer informacione të ndërsjella, lidhur me gjendjen e përgjithshme në komunën e Skenderajt, si dhe në veçanti për integrimin e komunitetit serb, i cili jeton në dy fshatra, Bajë dhe Syriganë. Ai ka falënderuar kryetarin e Skenderajt për pritjen dhe informacionet e dhëna lidhur me gjendjen e përgjithshme në komunë. “Është hera e parë që vizitoj këtë komunë, por që sigurisht nuk do të jetë e fundit. Kam pasur informacionet të konsiderueshme lidhur me këtë komunë, por erdha sot këtu të informohem nga dora e parë. Pashë nevojën e kësaj komune për ndihmë të gjithanshme nga niveli qendror. Premtoj se ajo që do të jetë në kompetencën time dhe në mundësitë e ministrisë që drejtoj, do ta realizojë”, është shprehur Petroviç gjatë takimit me drejtuesit e Komunës. Ai i ka vlerësuar arritjet e Skenderajt, për të cilat tha se janë arritje edhe të ministrisë që drejton, ndërsa është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë dhe të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë. Zëvendëskryeministri ka premtuar vazhdimin e realizimit të projektit të nisur për ndërtimin e objektit të ri të komunës, për të cilin tha se me kryetarin Lushtaku u pajtuan që të akordrohen 200 mijë euro. “E kemi të njohur përkrahjen e banorëve të kësaj komune për institucionet e Kosovës, dhe të kryetarit Lushtaku që e drejton këtë komunë”, ka thënë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër, Nedelko Kovaqeviç, shef i Zyrës Lokale për Komunitete, ka falënderuar ministrin për vizitë dhe ka këkruar nga ai që të gjej kohë t’i vizitojë me popullatë të përzier, me qëllim që të njihet më për së afërmi me problemet e banorëve. “Falënderoj edhe kryetarin Lushtaku që i ka ofruar gjithë mbështetjen e mundshme komunitetit serb gjatë këtij mandati”, ka thënë ai.
Kurse Millutin Kovaqeviç, kryesues i Komitetit për Komunitete, ka qenë më konkret në kërkesat e tij. Ai ka përmendur projektin për kthimin e banorëve serb të zhvendosur nga disa fshatra të Skenderajt, i cili parasheh ndërtimin e 10 shtëpive për familjet serbe të shpërngulura, dhe 4 për shqiptarët. Kovaqeviç ka thënë se projekti në fjalë nuk është realizuar akoma, në mungesë mjetesh financiare, dhe nga ministri kërkoi gjetjen e mundësive për realizimin e këtij projekti. Ai në vazhdim tha se kryetari Lushtaku i ka pritur në një takim të përbashkët qytetarët serbë të shpërngulur nga fshatrat Runik, Leqinë, Kuqicë, ku është shqyrtuar mundësia e kthimit në pronat e veta. “Këta qytetarë janë shprehur të gatshëm të kthehen në pronat e tyre nëse për një gjë të tillë krijohen kushtet, ndërkohë janë pranuar edhe nga komuniteti pritës”, ka thënë ai. Megjithëkëtë, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, ka kërkuar investime në infrastrukturën rrugore, në atë të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Petroviç ka inkurajuar serbët për integrim në të gjitha proceset, ndërsa ka premtuar së do t’i vizitojë fshatrat Bajë dhe Syriganë. Petroviq ka thënë se shpesh ministria që drejton ai kuptohet si ministri në shërbim të vetëm një komuniteti, por ai u shpreh se kjo ministri është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim. “Në vazhdimësi do të angazhohemi që qytetarëve të Kosovës t’u ofrojmë kushte për një jetë më të mirë. Qytetarët serbë janë të integruar në jetën shoqërore dhe politike në Skenderaj, dhe një gjë të tillë do të dëshironim në gjithë Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se “është e vërtet që ky rajon dhe Kosova në tërësi ka kaluar në periudha të vështira dhe përpjekjet tona do të jenë që ato të mos përsëriten asnjëherë”. Ndërkaq, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka falënderuar ministrin për vizitë në këtë komunë dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për të mirën e qytetarëve. Skenderaj, 13 prill – Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, gjatë një vizite të mërkurën në Skenderaj, e ka vlerësuar të suksesshme ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, i cili po zhvillohet që nga një 1 prilli