Skenderaj, 18 mars- Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, bashkë me drejtorët e drejtorive komunale i priti në një takim dy përfaqësuesit e JICA-s – Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, z. Aoki Issei dhe Ikuo Mori.
Kryetari Lushtaku iu uroi miqve mirëseardhje dhe u shprehu falënderim në emër të banorëve dhe institucioneve të komunës së Skenderajt për investimet dhe përkrahjen nga populli dhe qeveria japoneze gjatë gjithë viteve të pasluftës.
Z. Halit Xhema, shef për buxhet në Drejtorin për Ekonomi e Financë bëri një paraqitje të shkurtër të gjendjes së përgjithshme në komunë para dhe pas luftës e me theks të veçantë të gjendjes ekonomike sociale.
Përfaqësuesit japonezë theksuan se janë të interesuar të njihen me gjendjen e mjedisit e me theks të veçantë menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave, në të cilën fushë ka gjasa që qeveria japoneze të bëjë investime.
Drejtori i Shërbimeve publike dhe ai i Urbanizmit, z. Shemsi Maksuti dhe z. Hasan Shala, i njoftuan të pranishmit për mënyrën e menaxhimit të kësaj problematike dhe për nevojat e ngutshme për investime në këtë lëm.
Miqtë nga Japonia, të shoqëruar nga disa drejtorë vizituan Fabrikën e ujërave të zeza në Llaushë dhe lokalitetin e Runikut, për të parë gjendjen e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta.
Skenderaj, 18 mars- Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, bashkë me drejtorët e drejtorive komunale i priti në një takim dy përfaqësuesit e JICA-s – Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, z. Aoki Issei dhe Ikuo Mori.