
Skenderaj 20 prill – Firma projektuese “Lin projekt” nga Prishtina ka prezantuar Planin Rregullues Urban të Skenderajt dhe të Bashkësisë Lokale të Runikut, në një diskutim publik, të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në bashkëpunim me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit për Komunën e Skenderajt.