Ngjarja e simuluar ndodh në njërën nga rrugët e qytetit të Skenderajt, ku një autobus që transporton nxënës në shkollë përplaset me një autocisternë, e cila është duke transportuar lëndë toksike. Me këtë rast lëndohen 25 persona, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Situata ka të bëjë me shpëtimin e jetës së nxënësve të lënduar, shuarjen e zjarrit dhe evitimin e rrezikut nga fluidet. Secili subjekt reagon sipas përgjegjësive që ka: Policia e Kosovës duke siguruar vendin ku ka ndodhur ngjarja; ekipet mjekësore duke u dhënë ndihmën e parë të lënduarve; kurse Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit vepron në grupe me pajiset e veta teknike. Me që ka pasur rrjedhe të lëndës toksike, në vendngjarje thirren dy njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës: njësiti për reagim ndaj materieve të rrezikshme, si dhe njësiti për reagim ndaj krizave. Zëdhënësi i FSK-së, Enver Dugolli, pas përfundimit të ushtrimit, ka thënë se i është përgjigjur me kënaqësi ftesës së Komunës së Skenderajt, për të intervenuar në këtë “aksident”, ngase, siç tha ai, është test për aftësitë organizative të FSK-së, e cila reagon ndaj krizave të ndryshme.
Skenderaj, 25 tetor – Një aksident i simuluar rrugor, në të cilën kanë qenë të përfshirë një autobusë me nxënës dhe një autocisternë që transportonte lëndë të rrezikshme kimikale ka mobilizuar të gjitha organizatat emergjente në Komunën e Skenderajt, duke përfshirë Shërbimin e Zjarrfikësve, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Policinë e Kosovës, shërbimet të tjera komunale dhe FSK-në, me qëllim të sprovimit të aftësive fizike dhe profesionale në bashkëpunim të ngushtë me organizatat gjithëpërfshirëse…