Hapjen e mbledhjes e bëri Keyesuesi z. Ismet Salihu duke e përshëndetur Kryetarin e Komunës z. Sami Lushtaku që ishte i pranishëm në këtë mbledhje, anëtaret e Asamblesë, drejtorët e drejtorive komunale si dhe gazetaret.
Në këtë seancë u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës, të cilat edhe u miratuan:
1.Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Rekomandimet e KPF-së
a) Raporti nëntëmujor i realizimit të buxhetit 2011, raportoi drejtori Ismet Aliu
b) Propozim-vendim për ndërrimin e pronës publike rrugët me pronën private në zonën kadastrale në Runik, raportoi drejtori Halim Gecaj
c) Projekt-Rregullore për Organizimin ,Kompetncat dhe Përgjegjësit e Organeve të Administratës Komunale , raportoi z.ligjore Qerime Koci
Gjithashtu në këtë seancë, këshilltarët komunalë aprovuan edhe një pikë shtesë në rendin e ditës: Dhënia në shfytëzim të përkohshëm të tokes Komunale për objektin e Fabrikes së ujrave të zeza në Llaushë-kompanisë rajonale të ujësjellsit në Mitrovicë –njësia operative e ujësjellsit në Skenderaj.
Skenderaj, 31 tetor – Në bazë të nenit 37 të Statutit të Komunës së Skenderajt, Rregullores mbi mbajtjen e mbledhjeve, dhe në pajtim me rregullat e procedurës, u mbajt seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, e paraparë për tetor.