1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Rekomandimet e KPF-së
a) Draft-Rregullorja për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshmerisë për vitin 2012, raportoi drejtori Ismet Aliu
b) Propozim i buxhetit komunal për vitin 2012, raportoi drejtori Ismet Aliu
c) Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale në afat prej 10 viteve me destinim për vendosjën e tregut të gjelbert, raportoi drejtori Halim Gecaj
d) Propozim-vendim për Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Rregullativ për zonat e caktuara të qytetit të Skenderajt dhe Bashkësisë Lokale Runik, raportoi drejtori Hasan Shala
Gjithashtu në këtë seancë, këshilltarët komunalë aprovuan edhe një pikë shtesë në rendin e ditës në të cilën u informuan mbi gjendjen e sistemit arsimor të Komunës në përgjithësi dhe mbi pergatitjen e fillimit të vitit shkollor në veçanti nga Drejtori i DKA-së, Jashar Lushtaku.
Skenderaj, 23 shtator – Në bazë të nenit 37 të Statutit të Komunës së Skenderajt, Rregullores mbi mbajtjen e mbledhjeve, dhe në pajtim me rregullat e procedurës, u mbajt seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, e paraparë për shtator.
Hapjen e mbledhjes e bëri Keyesuesi z. Ismet Salihu duke i përshëndetur anëtaret e Asamblesë,drejtorët e drejtorive komunale si dhe gazetaret.