Mbledhjen e kryesoi z. Ismet Salihu, i cili duke e përshëndetur nënkryetarin e komunёs, anëtaret e asamblesë, drejtorët e drejtorive komunale si dhe gazetarët, iu uroi festat e fundvitit duke iu dëshiruar një vit tё mbarё dhe tё suksesshëm.
Në këtë seancë u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës, tё cilat dhe u miratuan.
Këto dy projekt rregullore do te jepen nё diskutim publik.
Komiteti Konsultativ pёr Arsim, Kulturë, Fe, Rini e Sport, AK propozon pёr miratim këto
REKOMANDIME
1. Tё shpallet konkursi pёr dhënien e bursave pёr studentё pёr ato kuadro deficitare pёr cilat
mё se shumti ka nevojë Komuna. 2. Bursat qё jepen nga donatorët tё ndahen nga njё komision gjithёpёrfshirёs
3. Qё tё hulumtohen mundësitё pёr sigurimin e mjeteve financiare pёr nxёnёs tё shkollave fillore duke u bazuar nё dispozitat ligjore nё fuqi nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Gjatё kësaj mbledhje u diskutua si dhe u formua komisioni gjithëpërfshirës i bursave qe jepën nga donatoret:
1. 1. Sylejman Hoxha –anёtar i Asamblesё Komunale
2. 2. Ragip Collaku- kryetar i Komitetit Konsultativ pёr Arsim, Kulturё, Fe, Rini dhe Sport
3. 3. Jahir Bejta- përfaqësues i organizatës joqeveritare "Ngritja e Zërit"
|
Skenderaj, 27dhjetor – Në bazë të nenit 37 të Statutit të Komunës së Skenderajt, Rregullores mbi mbajtjen e mbledhjeve dhe në pajtim me rregullat e procedurës, u mbajt seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, e paraparë për dhjetor