Zyrtari për Rini Xhevat Dervishi, lidhur me këtë debat shprehi si një fakt shumë shqetësues që këto mjete përdoren nga grup mosha të ndryshme që nga fëmijët e deri tek të rriturit. Kjo behet duke mos e respektuar afatin të cilin e rregullon udhëzimi administrativ, pastaj shqetësues është fakti që ato hidhen pa kontroll në rrugë, oborre shkollash, sheshe etj, gjë që me krismat që shkaktojnë frikësojnë një pjesë të madhe qytetarësh, fëmijë, gra e të moshuar, tha Dervishi.
Gjatë këtij debati u diskutua edhe për probleme të shumta që mund të shkaktojnë me ndezjen e tyre ku lëshojnë një sasi të madhe të tymit, i cili është i dëmshëm për shëndetin e të gjithë qytetarëve.
Me shqetësues është fakti se një numër i madh i përdoruesve të tyre, fëmijë por edhe të rritur,nuk janë të informuar me procedurat e rregullta të aktivizimit si dhe nuk janë të informuar me rrezikun të cilin e sjellin me rastin e aktivizimit të këtyre mjeteve, gjë që në shumë raste përdoruesit e tyre lëndohen, pësojnë djegie të ndryshme, humbje te gjymtyrëve te trupit, ka raste kur edhe shtëpi apo ndërtesa banimi marrin flak si rezultat i përdorimit te pa kontrolluar duke shënuar edhe raste kur përdoruesit humbasin edhe jetën si rezultat i tyre.
Drejtori i shërbimeve publike Shemsi Maksuti potencoi se kjo drejtori ka hartuar një plan te veprimit i cili do te zbatohet ne terren me rastin e festave te fund vitit, gjithashtu theksoj se kjo drejtori është duke punuar maksimalisht qe mjetet piroteknike të shiten gjithmonë duke e respektuar ligjin dhe udhëzimin administrativ për këto mjete.
Zyra e Rinisë së bashku me Qendrën Rinore,Drejtorine e Shërbimeve Publike, me Policinë e Kosovës Stacioni në Skenderaj kanë bërë një broshurë me të cilën synohet që t’i informojnë të rinjtë me udhëzimin administrativ mbi mjetet piroteknike si dhe me rrezikun që mund ta kenë me rastin e përdorimit të pa kontrolluar.
Nga përfaqësuesit e policisë u theksun se edhe policia do jetë në gjendje të gatshme për t’i përcjellë festat e fund vitit e nëse ka nevojë edhe të ndërhyjë kur prishet rendi dhe qetësia.
OSCE e ka përkrahur shtypjen e broshurës e cila do jetë në duart e të rinjve për ti informuar ata me rrezikun që sjell përdorimi i mjeteve piroteknike.
Skenderaj, 21dhjetor-Zyra e Rinisë,Qendra Rinore Publike dhe OSCE mbajtën tryezën në të cilën u diskutua për ndikimin e mjeteve piroteknike për shëndetin, klimën dhe mjedisin ku jetojmë.