Në hapje të panairit, z. Feriz Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, kërkoi të mbahet një minut heshtje në shenj nderimi për bletarin e dalluar, njëkohësisht ish kryetarin e Shoqatës së Bletarëve për Skenderaj “Dramiçarja”
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të shoqatës “Dramiçarja", z. Zymer Imeri, falënderoi të gjithë ata që mundësuan mbajtjen e këtij panairi.
Të pranishmëve, me një fjalë përkrahjeje iu drejtua edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Musa Lushtaku, bletari Zymer Bajraktari etj.
Bletarët u shprehën se kjo veprimtari shumë e dobishme kërkon angazhim, por edhe përkrahje nga institucionet, sepse të prodhosh mjalë dhe produkte të tjera të bletëve nuk është vetëm leverdi e atyre që prodhojnë, por edhe e të gjithë atyrë që i konsumojnë këto produkte.
Në praninë e drejtuesve të Komunës dhe të një numri të konsiderueshëm qytetarësh dhe bletarësh, u hap Panairi i Bletarisë, në të cilën prodhimet e veta i ekspozuan bletarë nga rajoni i Mitrovicës.