Në kuadër të këtij projekti, mbështëetur në një anketim të gjerë, është nxjerrë Indeksi i Konkurrencës në komunat e Kosovës dhe komuna e Skenderajt renditet e njëmbëdhjeta sa i përket përmirësimit të mjedisit afarist.
Z. Sami Lushtaku, kryetar i komunës, u shpreh i pakënaqur me renditjen e Skenderajt në vendin e 11-të dhe kërkoi që të bëhen përpjekje që bizneseve t’u ofrohen shërbime sa më efikase, për shkak se edhe ua kemi borxh për kontributin e gjithanshëm të tyre.
Z. Fadil Nura, nënkrytar i komunës, sugjeroi që komuniteti i biznesit ta ketë një përfaqësi të tijin, një zyre të veçantë, ku mund të komunikohet më lehtë, të këmbehen informacione të nevojshme për ta dhe për komunën etj.
Z. Ismet Aliu, drejtor për Finance Ekonomi e Zhvillim, tha se të gjitha rekomandimet e dhëna nga USAID-i do të përpiqemi t’i implementojmë, ndërkohë që një pjesë e tyr tashmë është implementar.
Kanë folur edhe përfaqësuesit e bizneseve si, “R&Rukolli” “Arjeta” etj. të cilët janë shprehur kryesisht të kënaqur me shërbimet komunale sa i përket veprimtarisë dhe bizneseve të tyre.
Skenderaj, 14 dhjetor – Në një takim të përbashkët të udhëheqjes sëkomunës, përfaqësuesve të bizneseve dhe përfaqësuesit të USAID-it është shqyrtuar raporti i këtij të fundit lidhur me përmirësimet në mjedisin afarist të Kosovës.