Me këtë rast, 107 bujq kanë përfituar 97 freza dhe 10 kositëse bari, me çka do t’u lehtësohet shumë puna e tyre në ara.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së mjete bujqësore.
Kryetari Nura ka thënë se këto mjete bujqësore janë vazhdimësi e angazhimit të Qeverisjes lokale për të zhvilluar bujqësinë dhe ndihmuar bujqit.
Këto pajisje vijnë si rezultat i realizimit të projektit të përbashkët mes Komunës së Skenderajt dhe Islamic Relief.