Kyretari i Kuvendit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, vlerësoi se klubet dhe sportistët e Skëndrajt kanë prezantuar denjësisht sportin drenicas jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare dhe
i uroi ata për sukseset e treguara. “Unë do t’iu mbështes vazhdimisht”, ka premtuar Lushtaku.
i uroi ata për sukseset e treguara. “Unë do t’iu mbështes vazhdimisht”, ka premtuar Lushtaku.
Sektori i Sportit, ndër 10 më të sukseshmit ka shpallur edhe Lendita Qerimin (çitëse) e, Sherife Behramin (volejbolliste), pastaj Sami Gecin (futbollist), Osman Lushtakun (shahist), Drilon Marefcin (pingpongist), Arta Qorrajn (teniste), Brahim Vojvoden (futsall), Petrit Beqirin (volejbollist), Donjeta Ymerin (pingpongiste) dhe Albert Behramin (basketbollist).
Klubi më i suksesshëm është shpallur ai i volejbollit për femra, Skënderaj, ndërsa trajneri më i sukseshëm u shpall Agron Istogu, i të njejtit klub. Mirënjohje iu ndanë edhe dy veteranëve të futbollit, Hazir Nuredinit e Skënder Mustafës si dhe shpresës së futbollit drenicas, Tahir Shaqiri.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ndau mirënjohje edhe për gazetarin sportiv të vitit, korrespondentin e “Zërit” në Skënderaj, Kajtaz Gecaj.
Mirënjohje iu ndanë edhe dy veteranëve të futbollit: Hazir Nuredinit dhe Skënder Mustafës, si dhe shpresës së futbollit drenicas, Tahir Shaqiri.
Drejtori i Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport, Feriz Zeqiri, duke vlerësuar lartë kontributin e sportistëve në afirmimin e sportit drenicas, tha se përkrahja e komunës për klubet dhe sportistët nuk ka munguar asnjëherë. “Ne jemi përpjekur që t’i ndihmojmë klubet dhe sportistët pavarësisht shkurtesave buxhetore. Përkrahja nuk do të mungojë as në të ardhmen”, tha Zeqiri.
Fotolegjenda: Pa konkurrencë, më e sukesshmja në vitin 2010. Iliriana Haliti, pingpongiste e KPP Shpresa e Turiqefcit
Mirënjohje kultivuesve të folklorit
Feriz Zeqiri, drejtor i Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport, ripërseriti konributin e madh të rapsodëve Rexhë Gashi, Riza Osmani dhe Ibish Mulaku në kultivimin dhe prezantim në festivale të ndryshme të folklorit burimor. Rapsodët, veteranë të melosit folkloric, Rexhë Gashi, Riza Osmani dhe Ibish Mulaku u nderuan me mirënjohje. Mirënjohje iu dha edhe instrumentalisit Sylë Mala, i njohur si ekzekutues me gajde.
Rapsodët veteranë falënderuan Drejtorinë e Kulturës dhe komunën për mirënjohjen dhe për kujdesin ndaj tyre.
DKRS-ja ndau mirënjohje edhe për dy valltare të SHKA “Drenica”, Kosovare Murtezaj dhe Qendresa Bejta.
Skenderaj – Iliriana Haliti, pingpongiste e KPP Shpresa e Turiqefcit, fituese 15 medaljeve në vitin 2010, prej tyre 5 të arta, kampione e Kosovës në konkurrencën e kadeteve dhe junioreve, fituese e Kupës së Pavarësisë, është shpallur sportiste e vitit në Skënderaj për vitin 2010.