Këtë çmim e dorëzoi kryetari i komunësSami Lushtaku, i cili uroi që sporti në Skenderaj të shënojë rezultate edhe më të mira në të ardhmen dhe premtoi se përkrahja e Komunës nuk do të mungojë për aq sa lejojnë mundësitë. Njëkohësisht, duke përshëndetur përfaqësuesit e Ministrisë, kërkoi nga ta përkrahje në zhvillin e sporteve në komunën e Skenderajt, e cila, së paku përmes një përfaqësuesje po nderon ngjyrat e Flamurit tonë në kampianate botërore e Evropiane. Fjala është për nxënësen shembullore dhe pingpongisten me vlera të larta Iliriana Haliti., e shpallur dy herë radhazi Sportise e Vitit.
Sportistët e tjerë të cilën u shpallën si më tëdalluarit për vitin 2011:
– Taulant Dajaku – Klubi i futbollit “Drenica”
– Liridon Shaqiri – Klubi i futbollit “Baksi”
– Xhevat Smajli – Klubi i volejbollit “Gjimnazist”
– Blinard Shala – Klubi i hendbollit “Skenderaj”
– Albulena Geci – Klubi i hendbollit “Skenderaj”
– Iliriana Haliti – Klubi i pingpongut “Shpresa”
– Jeta Topalli – Klubi i pingpongut “Drenica”
– Mergim Veliu – Klubi i pingpongut “Ilir Lushtaku”
– Lendita Qerimi – Klubi i shenjtarisë “Shenjtaria”
– Arta qorri – Klubi i tenisit “Tenis”
– Albert Geci – Klubi i basketbollit “Skendearj”
Për kontribut të veçantë në kulturë gjatë viteve, u nderuan me mirënjohje edhe:
Isha anëtarët e SHKA “Drenica”
– Begishe Avdiu
– Fahrije Jashari
– Ylber Asllani
– Ilir Shaqiri
Për kontributin në teatrin e qytetit:
– Nadije Ahmeti
– Ilir Veliu
– Emin Pajaziti
– Ibush Fazliu
– Arif Lushtaku
Për kontributin në kultivimin e folklorit:
– Rifat Draga
– Kadri Duraku
– Riza Osmani
Skenderaj, 23 dhjetor – Drejtoria për kulturë rini e Sport organizoi një ceremoni në të cilën u shpallën sportistët më të dalluar gjatë vitit 2011 nga komuna e Skenderajt.
Në këtë manifestim, përveç udhëheqjes komunale, një numri të konsiderueshëm sportistësh aktivë e veteranë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Kulturë Rini e Sport, Jehona Shyti e Malsor Gjonbalaj.