Skenderaj, 2 shtator – Përveç në dy shkollat fillore, në fshatrat Vajnikë dhe Rezallë, në të cilat ende është duke u punuar për rinovimin e tyre, viti i ri shkollor në komunën e Skenderajt ka nisur suksesshëm. Kështu ka vlerësuar drejtori i Arsimit në këtë komunë, Jashar Lushtaku, pas vizitave me bashkëpunëtorë nëpër disa shkolla fillore. Drejtori ka njoftuar se në shkollën e Vajnikut janë duke u kryer punimet e fundit në rinovimin e objektit, dhe se ajo do të jetë e gatshme brenda dy ditësh. “Edhe në shkollën e Rezallës është duke u punuar rreth rinovimit, kanë mbetur edhe atje pak punë, kështu që besoj së kjo shkollë do të jetë e gatshme për të hënën. Ne si drejtori kemi vizituar më së 15 shkolla në komunën e Skenderajt, për të përcjellë fillimin e vitit të ri shkollor. Kemi kryer me kohë të gjitha përgatitjet teknike, kadrovike e higjenike të objekteve, dhe konsiderojmë se fillimi i vitit shkollor është i suksesshëm”, ka thënë të enjten Lushtaku. Ndërkaq, sa u përket teksteve shkollore, të cilat Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë i shpërndan falas, sipas drejtorit të Arsimit në Skenderaj, ato kanë filluar të shpërndahen që në ditën e parë të mësimit. Shpërndarja e teksteve falas ka vazhduar edhe të enjten. I pari i arsimit ka folur edhe për Shkollën e Mesme Profesionale, e njohur si Qendra e Kompetencës, për ndërtimin e së cilës janë investuar mbi 4 milion euro nga Qeveria e Norvegjisë dhe MASHT-i. Lushtaku ka thënë se është duke u punuar intensivisht në mënyrë që shkolla të jetë e gatshme për 1 tetor. Në dy konkurse që ka shpallur DKA-ja për Qendrën Kompetente, kapaciteti i së cilës është 400 nxënës, janë pranuar afërisht 180 sish. Ai shpreson se numri i nxënësve të interesuar për këtë shkollë zanatesh do të arrijë në 200 deri në prag të hapjes
Skenderaj, 2 shtator – Përveç në dy shkollat fillore, në fshatrat Vajnikë dhe Rezallë, në të cilat ende është duke u punuar për rinovimin e tyre, viti i ri shkollor në komunën e Skenderajt ka nisur suksesshëm.