Një fjalë rasti e ka mbajtur drejtori i shkollës, Musa Derguti, i cili ndër të tjera theksoi: Shkolla ka filluar punën në vitin 1926, në vetëm 2 dhoma mësimi dhe me mësim vetëm në gjuhen serbe. Nga viti 1941, (ndër “Dit’ të Shqipnisë”), mësimi është mbajtur vetëm në gjuhën shqipe, kurse nga viti 1945, në të dy gjuhët.
Edhe ndaj shkollës sonë regjimi serb në dy deceniet e fundit të shekullit të kaluar ushtroi dhunë të paparë, e cila kulmoi me sulmin mbi Jasharët, ku ranë 53 prej tyre, në mesin e të cilëve edhe 9 nxënës të shkollës sonë.
Mirëpo, patrioti, mësuesi, heroi, Shaban Jashari, edhe pse i arrestuar, dënuar dhe larguar nga procesi mësimor, pasardhsëve të tij u kishte mësuar mirë kryemësimin e jetës “si të vdiset për atdhe”. Ai kullën e kishte bërë edhe shkollë e universitet, kuvend dhe kazermë.
Nga shkolla jonë, qe nga viti 2002, e mban emrin e Shaban Jasharit, kanë dalë kuadro të njohura në shumë sfera, ushtarake, patriotike, politike, profesionale, etj.
Këtë vit shkollor shkolla jonë ka 1.075 nxënës, të shpërndarë në 37 paralele, dhe 57 të punësuar. Punojmë në kushte jashtëzakonisht të rënda, në objekt të stervjetëruar dhe të pamjaftueshëm, na mungon gjithçka për punë normale, por përkundër kësaj jemi ndër shkollat më të mira jo vetëm në komunë e regjion.
Në emër të udhëheqjes komunale,nga Drejtoria e Arsimit, ka folur Shkendije Idrizi, e cila ka uruar që amaneti i Bacës Shaban të plotësohet në tërërsi, edhe në sferen e arsimit, kurse në emër të Familjes Jashari, Bekim Jashari, ka uruar që vitin e ardhshëm shkollor nxënësit të mësojnë në objekt të ri.
Është shfaqur një program artistik nga nxënësit i cili ka filluar me një valle të pasardhësëve të Shaban Jasharit.
Skenderaj, 23 maj – Shkolla Fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, ka shënuar 85 vjetorin e punës se saj, dhe 87 vjetorin e lindjes se Shaban jasharit.