Skenderaj, 22 nëntor – Në 100 vjetorin e lindjes së njërit nga mësuesit e parë të Drenicës, Rrahim Gashi nga fshati Kotorr i Skenderajt, të hënën në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, në praninë e rreth 400 pjesëmarrësve, figura të njohura publike të sferave të ndryshme, është promovuar monografia “Mësuesi Rrahim, me breza në trojet arbërore”, i autorëve Fazli Hajrizi dhe Ibrahim (Rrahim) Gashi. Ky manifestim është organizuar nga Drejtoria Komunale për Arsim dhe Instituti për Integrimin e Kulturës Shqiptare-Tiranë.