Ata me vete kanë sjellë një kamion me ndihma për familjet skamnore të komunës së Skenderajt. Kjo nuk është hera e parë që këta persona sjellin ndihma për qytetarët e komunës. Këtë aktivitet e zhvillojnë rregullisht dhe herën e fundit ata ishin tash e një vit më parë. Gjatë vizites së fundit ata kanë identifikuar shumë familje në nevojë nga komuna e Skenderajt. Kësaj radhe ata do të ndihmojnë këto familje por edhe familje të tjera kryesisht me artikuj ushqimorë, veshëmbathje, pajisje amvisnie si dhe ndihma momentale në bazë të nevojave aktuale të familjeve nevojtare.
Komuna e Skenderajt është në përpjekje për të siguruar një automjeti për qarkullimin e tyre në fshatrat e Skenderajt. Ata do të qendrojnë në Skenderaj deri më 18 qershor 2011.
Skenderaj, 9 qershor – Nje grup qytetarësh – vullnetarësh nga Gjermania, të udhëhequr nga Walter dhe Marie-Jeanne Dahringer, dje kanë mbërritur në Skenderaj.