Është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësië Familjare, afër shkollës “Ahmet Delia” në lagjen III të qytetit, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori i organizatës Qatar Charity, drejtori i Urbanizmit, Driton Mulaj, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ilir Havolli, dhe zyrtarë tjerë.
Projekti i ndërtimit të QMF-së, e para në qytetin e Skenderajt, është bashkëfinancim i Komunës së Skenderajt dhe Qatar Charity, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore për qytetarët e lagjeve të kësaj pjesë të qytetit.
Kryetari Nura ka thënë se me këtë projekt po arrihet edhe një synim tjetër në fushën e shëndetësisë, që qytetarët e lagjeve të kësaj pjese të qytetit t’i kenë më afër shërbimet shëndetësore.