Në sallën e lëximit të Shtëpisë së Kulturës "Hasan Prishtina" të Skenderajt, të hënën, në praninë e shumë krijuesve letrarë, përfaqësuesve të strukturave komunale të Mitrovicës dhe Skenderajt, të ftuarve dhe lexuesve të librit, është promovuar libri "Hasan Prishtina-Truri i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare" të autorit Bedri Tahiri, në kuadër të aktivitetit kulturor "Java e dhurimit të librit", të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, përkatëisht nga Biblioteka Komunale e Skenderajt. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, drejtori i Bibliotekës Komunale, Xhavit Aliu, duke folur për figurën e atdhetarit, deputetit, diplomatit, ideologut dhe arsimdashësit të shquar demokrat e largpamës, Hasan Prishtina, ka thënë se ai është shëmbëlltyrë për të gjithë brezat që do të vijnë, se sa është në gjendje njeriu me mendje e zemër të fuqishme të bëjë për atdheun dhe kombin e tij. "Sot nuk kemi thjesht një promovim libri, por kemi edhe një përkujtesë për figurën e heroit kombëtar Hasan Prishtina, këtij pratrioti të shquar, i cili rrënjët e familjes së tij i ka nga Palaci i Drenicës heroike", ka thënë Aliu, i cili në vazhdim, duke folur për autorin e librit, ka thënë se Bedri Tahiri ia ka arritur që në këtë monografi të paraqesë gjithë jetën e heroit: gjenezën e familjes së tij, shkollimin, atdhedashurinë, përkushtimin e tij për përhapjen e arsimit shqip, rrugët e vështira, etj. Ndërsa, prof.Zenun Gjocaj lexoi një kumtesë për veprën me vlerë monografike "Azem B. Galicën" të autorit Bedri Tahiri, kursre folësit tjetër, si recesenti prof.dr.Liman Rushiti, Bedri Shyti, drejtor i Gjimnazit "Eqren Cabej" në Vushtrri, Feriz Zeqiri drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Skenderaj, e vlerësuan librin, duke e përgëzuar autorin e librit "Hasan Prishtina-Truri i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare" për shkrijen harmonike të elementeve të gërshetuara që vihen në shërbim të paraqitjes besnike të realitetit të kohës. Ndërkaq, autori Bedri Tahiri, pasi ka falenderuar miqtë e tij krijues dhe të pranishmit e tjerë në këtë ngjarje kulturore, ka shtruar nëvojën e ngritjës së shtatorës së Hasan Prishtina në kryeqendrën e Kosovës, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. "Këtë kërkesë e kam bërë edhe në simpoziumin për Hasan Prishtinën para dy vjetësh në Vushtrri, ndërsa tani presim që ajo të realizohet nga institucionet tona shtetërore, pasi i kemi mbetur borxh këtij heroi", ka thënë ndër të tjera prof.Bedri Tahiri. Ky i fundit, deri më sot ka botuar këto libra: "Azem Bejta", "Përmendorja që mungon", Hys Popova-një yll në Yllësinë shqiptare", "Adem Jashari-legjendë e legjendave", "Përjetësia", "Agu i lirisë", "Drenica një shekull trimëria", "Përtëritja", "Flakadanët e lirisë" (tri pjesë), "Drejtësia në sprovë", "Azem Bejtë Galica" (dy pjesë), "Nga Shqipëria në Shqipëri", "Adem Jashari-legjendë e legjendave" (botimi i nëntë i plotësuar), "Hasan Prishtina-Truri i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare", "Avdyl Krasniqi-frymëzues brezash", "Diferencimi", "Për flamurin kuqezi" dhe "Vesel Haxha-Galica, atdhetar, luftëtar dhe mentar i shquar". Në fund të promovimit organizatori ka shtruar një koktej rasti.
Skenderaj, 16 maj – Promovohet libri "Hasan Prishtina-Truri i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare" i autorit Bedri Tahiri