Pas homazheve ajo bëri këtë deklaratë:
Jemi këtu, në Ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, që është simbolikë e përkushtimit dhe angazhimit tonë shekullor. Jemi këtu që ta shprehim nderin dhe respektin të gjithë këtyre burrave dhe grave të cilët u angazhuan me shekuj që ta ndërtojmë shtetin, lirinë dhe pavarësinë e vendit tone, që të jemi popull i barabartë me gjithë popujt dhe kombet tjerë të Evropës.
Epopeja e UÇK-së, sakrifica e Familjes Jashari dhe luftëtarëve tjerë të lirisë, është bazamenti i ndërtimit të shtetit, të lirisë, të pavarësisë dhe të njohjeve ndërkombëtare të vendit tone. Republika e Kosovës po vazhdon të ndërtohet si vend demokratik dhe në përmbushje të gjitha standardeve demokratike dhe me përkrahjen të SHBA dhe të BE-së, e me vullnetin e popullit të Kosovës.
Dhe ky vullnet na jep kurajo të plotësojmë amanetin e Adem Jasharit, të familjes Jashari dhe bashkëluftëtare të Komandantit. Kjo do të jetë një shtytje e forte për angazhimin tonë drejtë integrimeve europiane dhe euroatlantike, në mbështetje të përjetshme të SHBA-ve.
Prekaz, 10 qershor – Atifete Jahjaga, në Ditën e Lidhjës së Prizrenit, bëri homazhe në Varrezat e Jasharëvë dhe qëndroi për pak kohë edhe në Kullën e Jasharëve